Kete radhe do deshiroja te pershkroja librin e fundit te lexuar
pergjate veres italiane. Te me falin ata qe presin shume detaje nga ky liber, e
kam lexuar buze detit, dhe duke qene vete libri nje modifikim i temes se
doktaratures se autores eshte e pamundur te paraqitet teresia e detajeve te librit.
Ne kete artikull i nderuari lexues do kete miresine te gjeje vetem disa prej
momenteve me te jashtezakonshme, ne kuptimin paresor te fjales, te pershkruara
ne liber.
Pra siç e kuptuat Lynda Dematteo, nje profesorese
franceze, ka ardhur ne vitet 2003-2004
te studioje antropologjine e njeres prej partive me te veçanta te Italise “Lega
Nord”, duke jetuar per me shume se nje vit me drejtuesit lokal te Bergamos ne
veçanti me Daniele Belotti sekretar i deges se “Lega Nord” ne Bergamo. Studimi
i filluar ne ata vite ama nuk eshte kufizuar ne ate periudhe por ka vazhduar,
nepermjet medias, deri ne muajt e fundit.
Autorja pershkruan me detaje te imta aftesine e partise se
Bossit te beje nje larje truri te “mahnitshme”. Anetaret e kesaj parie jane te
bindur se jetojne ne nje bote ku ata rrezikojne te zhduken si etni, dhe me kete
iluzion justifikojne sjelljen e tyre raciste. Pikesedyti kete sjellje agresive
e justifikojne ne subkosshiencen e tyre me bindjen qe me racisti ose i vetmi
racist eshte me idioti dmth krey i tyre Umberto Bossi. Makina zhbiriluese e
trurit te anetareve te “Lega-s” perdor shpesh folklorin, ironine e antifjalite
per ti bindur. Profesoresha veren edhe se si keto arme jane te vetmet qe ka
Lega sepse politika e saj eshte pikerisht ironia e karikatura, vetem se keshtu,
ajo vetem sa ja ule vleren politikes dhe institucioneve. Per me teper duke shpikur pseudoinstitucione
dhe pseudokombe (si Padania) ajo vetem sa shkelmon shtetin italian. Perkundrazi asaj çfare deklaron publikisht
“Lega Nord” nuk respekton absolutisht
autonomine e institucioneve. Nga ana
tjeter kjo parti çirret duke deklaruar ndryshimin e saj me partite e “prima
Repubblica” ndersa sipas autores Lega eshte nje karikature e atyre partive duke
marre prej tyre anet me negative e injorante. Lideret lokal te Lega pergjigjen
me pare perpara shefit te tyre Bossi sesa perpara hierarkise shteterore. Nuk
mund te ishte ndryshe po te konsiderosh idiocine e politikaneve te “Lega-s, nenvizion
autorja, qe disa e quajne Bossi-n italiota (neologjizem, bashkim i italiano
idiota). Solidariteti kombetar per partine e Bossi-t eshte nje koncept i pavlere
ndersa liria, per te cilen ata aq shume bertasin, nuk ka asnje lidhje me te
drejtat e personit, por me nje individualizem te shfrenuar qe turperon njeriun.
Me lejoni te perfundoj kete shkrim me nje episod ne te cilin
autorja e ka gjetur veten protagoniste pa deshiren e saj. Nje dite kur po futej
ne seline e partise ne Bergamo ajo shikon Daniele Belotti duke ngrene Nutella
me nje luge te vogel brenda zyres se tij. Ai sapo e shikoi i tha: “Me jep
gjirin tend qe te ha Nutella.” Per ata qe besojne qe kjo ishte vetem nje batute,
megjithese batute injorante, autorja pershkruan se si nje here ka qene
deshmitare okulare kur i njejti person hante nje akullore ne shpatullat e nje
vajze anetare e “Lega Nord”.
Ky ishte pra nje prej librave mbi politiken moderne italiane
te koheve te fundit, qe e besoj shume te vlefshem.
Andrea Skanjeti.