martedì 23 marzo 2010
OGGI E' UN GRANDE GIORNO DI SPERANZA.
Ho letto in questa pagina la notizia dei bimbi che non capendo le strane regole della politica Leghista le superano mediante un atto di generosità autentica. Autentica nel senso che viene dal cuore e colpisce il cuore dell'altro. Io vedo in questo gesto un forte segno di speranza. Nelle menti e cuori degli adulti la Lega Nord certamente ha introdotto il suo veleno...l'egoismo e l'arroganza (travestito di giustizia e indifferenza), ma questo piccolo gesto mi da la fiduccia che nel futuro prossimo la LN è condannata alla morte per asfissia visto che l'egoismo e l'arroganza nel cuore dei bimbi, cioè nel futuro, non ha fatto breccia.
mercoledì 17 marzo 2010
sabato 13 marzo 2010
Filmit “Bella”i jepet çmimi evropian për jetën “Nënë Tereza e Kalkutës”

Me 3 mars në Romë, Lëvizja për Jetën i dha çmimin evropian për jetën “Nënë Tereza e Kalkutës”, filmit ‘Bella’ dhe protagonistit e bashkëprodhuesit të tij, Eduardo Verastegui. Kampion në SHBA, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, filmi në mbrojtje të jetës, tregon me tone delikate se jeta e dashuria janë më të forta se vetë vdekja.
Himn për jetën, vë në qendër të vëmendjes bukurinë e miqësisë, të familjes, të ndjenjave e, mbi të gjitha, dashurinë: për të flet kryesisht filmi ‘Bella’, në të cilin gërshetohen historia e një gruaje të re (Nina), që humbet punën, sepse është shtatzënë dhe e një djaloshi (Hosè), futbollist që premton shumë, i cili pas një aksidenti tragjik, detyrohet të ndërrojë mënyrën e jetesës. Në këtë poezi plot shpresë, roli krysor interpretohet nga Eduardo Verastegui, 35 vjeç, meksikan, i cili pas një jete të çkujdesur e arritjeve të mëdha profesionale në nivel kinematografik, kupton se jeta e tij është krejtësisht e zbrazët. E atëherë i afrohet fesë e zgjedh një rrugë të re. Mendon se duhet të jetojë krejt ndryshe. Por, ta dëgjojmë vetë Eduardo Verastegui-n:
“Suksesi i filmit ‘Bella’ nuk janë çmimet që mora, por thirrjet telefonike, e-mail-et, marrë nga njerëz, të cilët e kanë provuar përvojën tonë, domethënë, ky film u ka ndryshuar jetën, posaçërisht grave shtatzëna që, pasi kanë parë filmin, kanë vendosur të mos abortojnë. Le ta falënderojmë me gjithë zemër Zotin: shpëtuan më se 300 foshnja. Por edhe sikur të ishte një fëmijë i vetëm, ia vlente mundimi që u bë për këtë film”.
E në sa flitet për filmin fitues e për çmimin që mban emrin e Nënë Terezës , nuk mund të mos kujtojmë një nga fjalimet më të rëndësishme, që mbajti e Lumja shqiptare në tribunën e Oslos. Duke marrë në dorëzim Çmimin Nobel, Nënë Tereza foli në një mënyrë krejtësisht të padëgjuar në atë sallë, që ka parë e ka dëgjuar mendjet më të ndritura të njerëzmit. Ja si u shpreh Nënë Tereza:
“Po kremtojmë vitin ndërkombëtar të Fëmijës. Sot po ju flas për fëmijën, që nuk ka lindur akoma. Po ju flas në emër të fëmijës, që nuk e ka parë ende dritën e diellit. Të abortosh do të thotë ta dënosh fëmijën me vdekje: të mos duash që fëmija të jetojë, do të thotë ta vrasësh. Sot për sot, arma më e rrezikshme kundër paqes, është aborti. Shumkush interesohet për fëmijët e Indisë e të Afrikës, ku vdesin me mijëra nga mungesa e ushqimit. Por në vende të tjera miliona fëmijë mbyten nga vetë prindërit e tyre. E në se një nënë mbyt fëmijën e vet, pse u dashka të çuditemi, kur njerëzit ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?!”.
Iscriviti a:
Post (Atom)