martedì 3 gennaio 2012

EMIGRACIONI DHE RACIZMI: DY ANËT E SË NJËJTËS MONEDHË?


Një shqiptar në Torino zor se mund të refuzojë të reflektojë mbi ngjarjet e fundit në kryeqëndrën piemonteze. E kam fjalën për valën mizore që shkatërroi vendbanimet e komunitetit rom në një lagje të qytetit dhe  pasojat e atyre veprimeve.
Një vajzë e mitur gënjeu mbi të ashtuquajtur dhunë që kishte pësuar nga pjesëtarë të bashkësisë rome. Një grup prej disa dhjetra personash u hakmorrën duke djegur gjithcka që gjenin përpara në “lagjen” rom derisa morën vesh që ishte gënjeshtër. Dikush thotë që qëllimi i tyre ishte edhe të vrisnin sepse nuk donin të pyesnin nëse kishte njerëz nëpër barakat që po digjnin, për fat të mirë nuk pati viktima.
Gazeta e qytetit “La Stampa” atë ditë doli me lajmin që dy rom përdhunojnë një të mitur italiane. Gazetari e mbyll artikullin “ndoshta” me fjalët e një torinezi: “e dimë se ku ndodhën, situata është e papërmbajtshme”. Atë mbrëmje ndodhi marrëzia e flakëve. Një ditë më vonë, e njëjta gazetë kërkon falje jo vetëm që dha një lajm të pavërtetë, të pa bazuar në burime të sigurta e për më shumë një lajm me nuanca raciste.
Në të njëjtat ditë një racist vret dy senegalez në Firenze vetëm se kishin lëkurën e zezë!
Menjëherë organe shtypi si albanianews.it shkruajnë mbi ngjarjet dukë dhënë opinione të çmueshme e jo vetëm të urta.
Pas pak ditësh Ministri i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe i integracionit Andrea Riccardi bën një vizitë pranë kampit rom të djegur dhe impenjohet të përmirësojë një situatë që marrëzia njerëzore e ka kthyer pothuajse në tragjedi. Menjëherë një pjesë e politikës italiane i është kthyer kundër duke i kujtuar indirekt ministrit që detyra e tij parësore është të kujdeset për interesat e italianve.
Çfarë ka mbetur akoma për tu thënë atëherë? Jo shumë, ndoshta…
Është interesante të vëresh që emigracioni po bën gjithmonë e më shumë pjesë në jetën e shoqërisë italiane e do bëjë edhe më shumë në të ardhmën, sipas të dhënave të fundit të ISTAT. Pyetja që më lind është se në çfarë shoqërie duam të jetojmë…?
Në një shoqëri ku njëra klasë ka, për kushedi se çfarë arsye, më shumë të drejta se një tjetër klasë përballë detyrimesh të njëjta, pra në një shoqëri klasore apo në një shoqëri ku ligji është i njëjtë për të gjithë.
Unë dëshiroj të jetoj në të dytën.
Në një shoqëri ku personi nuk ka të drejta që i burojnë nga emri, gjaku apo ngjyra e lëkurës por të drejta që burojnë nga fakti i të qenurit person dhe që përballet me të njëjtat detyrime si gjithë të tjerët. Në një shoqëri me të drejta jo vetëm në letër, por dhe mbi të gjitha në praktikë. Në një shoqëri ku respektohet kontrata sociale e shtetit që mbron njëlloj të gjithë shtetasit të cilët nga ana tjetër kontribojnë, njëlloj sipas mundësivë të secilit, për shtetin.
Në këtë pikë më lind një pyetje tjetër. Si mund të kontribuojmë ne imigrantet në shoqërinë ku ndodhemi? Me siguri duke qenë kritik ndaj nuancave raciste që vërehen në jetën publike por gjithashtu duke treguar që një shoqëri me të drejta të barabarta është më afër personit të merguar dhe atij italian. Që një shoqëri e tillë është më e sigurtë si për qytetarin italian ashtu dhe për atë të huaj. Kur një shqiptar grabit një vilë nuk i bën dëm vetëm pronarit të vilës por të gjithë shqiptarvë që do ta kenë më të vështirë të kenë miq italianë apo të gjejnë punë pranë italianve. Kështu që mund të them pa pasur frikë të gaboj që të parëve që u intereson siguria janë të huajt në mos tjetër sepse kështu mbrohen më mirë. Po italianvë përse duhet t’u interesojë që të merguarit të kenë të drejta e detyra të barabarta? Sepse është thelbësore për demokracinë që mos të ketë klasa më të varfra (në të drejta) se të tjerat.
Plagët e nazizmit akoma të gjakosura dhe poezia e Martin Niemöller janë përpara nesh për të na e kujtuar.

Kur erdhën të merrnin çifutët,
Heshta sepse nuk isha çifut.
Kur erdhën të merrnin homoseksualët,
Heshta sepse nuk isha homoseksual.
Kur erdhën të merrnin komunistët,
Heshta sepse nuk isha komunist.
Kur erdhën të merrnin romët,
Heshta sepse nuk isha rom.
Kur erdhën të më merrnin mua nuk kishte mbetur askush të fliste për të më mbrojtur.

Gazeta Fjala Janar 2012

 Gazeta Fjala e muajit Janar 2012 mund te shikohet duke klikuar  ketu

sabato 10 dicembre 2011

lunedì 14 novembre 2011

domenica 9 ottobre 2011

Seminario sull'Albania organizzato da GruppoAbele



Famiglie Educazione
 Intercultura

Albania
14 ottobre 2011, ore 9/13
Fabbrica delle “e” – corso Trapani 91/b - Torino

Un seminario rivolto ad operatori del pubblico e del privato sociale che lavorano con cittadini migranti e vuole offrire una riflessione sui modelli educativi del Paese d’origine, sia all’interno della famiglia che nelle istituzioni scolastiche, e sui processi di interazione di uomini, donne, ragazzi e ragazze con i modelli educativi del paese di arrivo.



Programma

Ore 9.00    Presentazione del seminario

Ore 9.15    Donne e uomini in/migrazione dall’Albania
                Benko Gjata, ass. Vatra, Centro di Cultura Albanese

Ore 10.00          Famiglie ed educazione un viaggio tra Albania e Italia
                        Anamaria Skanjeti, Comunità Cattolica Madre Teresa di Torino

Ore 10.45 Coffe break con prodotti albanesi

Ore 11.15          Il sistema scolastico albanese
                        G. Coba, Consolato Generale d’Albania a Milano

Ore 12.00  Adolescenti e giovani albanesi in Italia
                        Rubena Maqi, studentessa e civilista

Ore 12.30 Dibattito

Ore 13.00          Pranzo
                        

Idioti ne politike. Antropologjia e “Lega Nord”, liber i shkruar nga Lynda Dematteo


Kete radhe do deshiroja te pershkroja librin e fundit te lexuar pergjate veres italiane. Te me falin ata qe presin shume detaje nga ky liber, e kam lexuar buze detit, dhe duke qene vete libri nje modifikim i temes se doktaratures se autores eshte e pamundur te paraqitet teresia e detajeve te librit. Ne kete artikull i nderuari lexues do kete miresine te gjeje vetem disa prej momenteve me te jashtezakonshme, ne kuptimin paresor te fjales, te pershkruara ne liber.
Pra siç e kuptuat Lynda Dematteo, nje profesorese franceze,  ka ardhur ne vitet 2003-2004 te studioje antropologjine e njeres prej partive me te veçanta te Italise “Lega Nord”, duke jetuar per me shume se nje vit me drejtuesit lokal te Bergamos ne veçanti me Daniele Belotti sekretar i deges se “Lega Nord” ne Bergamo. Studimi i filluar ne ata vite ama nuk eshte kufizuar ne ate periudhe por ka vazhduar, nepermjet medias, deri ne muajt e fundit.
Autorja pershkruan me detaje te imta aftesine e partise se Bossit te beje nje larje truri te “mahnitshme”. Anetaret e kesaj parie jane te bindur se jetojne ne nje bote ku ata rrezikojne te zhduken si etni, dhe me kete iluzion justifikojne sjelljen e tyre raciste. Pikesedyti kete sjellje agresive e justifikojne ne subkosshiencen e tyre me bindjen qe me racisti ose i vetmi racist eshte me idioti dmth krey i tyre Umberto Bossi. Makina zhbiriluese e trurit te anetareve te “Lega-s” perdor shpesh folklorin, ironine e antifjalite per ti bindur. Profesoresha veren edhe se si keto arme jane te vetmet qe ka Lega sepse politika e saj eshte pikerisht ironia e karikatura, vetem se keshtu, ajo vetem sa ja ule vleren politikes dhe institucioneve.  Per me teper duke shpikur pseudoinstitucione dhe pseudokombe (si Padania) ajo vetem sa shkelmon shtetin italian.  Perkundrazi asaj çfare deklaron publikisht “Lega Nord” nuk  respekton absolutisht autonomine e institucioneve.  Nga ana tjeter kjo parti çirret duke deklaruar ndryshimin e saj me partite e “prima Repubblica” ndersa sipas autores Lega eshte nje karikature e atyre partive duke marre prej tyre anet me negative e injorante. Lideret lokal te Lega pergjigjen me pare perpara shefit te tyre Bossi sesa perpara hierarkise shteterore. Nuk mund te ishte ndryshe po te konsiderosh idiocine e politikaneve te “Lega-s, nenvizion autorja, qe disa e quajne Bossi-n italiota (neologjizem, bashkim i italiano idiota). Solidariteti kombetar per partine e Bossi-t eshte nje koncept i pavlere ndersa liria, per te cilen ata aq shume bertasin, nuk ka asnje lidhje me te drejtat e personit, por me nje individualizem te shfrenuar qe turperon njeriun.
Me lejoni te perfundoj kete shkrim me nje episod ne te cilin autorja e ka gjetur veten protagoniste pa deshiren e saj. Nje dite kur po futej ne seline e partise ne Bergamo ajo shikon Daniele Belotti duke ngrene Nutella me nje luge te vogel brenda zyres se tij. Ai sapo e shikoi i tha: “Me jep gjirin tend qe te ha Nutella.” Per ata qe besojne qe kjo ishte vetem nje batute, megjithese batute injorante, autorja pershkruan se si nje here ka qene deshmitare okulare kur i njejti person hante nje akullore ne shpatullat e nje vajze anetare e “Lega Nord”.
Ky ishte pra nje prej librave mbi politiken moderne italiane te koheve te fundit, qe e besoj shume te vlefshem.

Andrea Skanjeti.

Gazeta Fjala Tetor 2011


Gazeta Fjala e muajit Tetor 2011 mundte shikohet duke klikuar ketu

Cerca nel blog