sabato 11 settembre 2010

Kronike pushimesh ne Shqiperi (2010)


Si çdo vit edhe kete vere, ose me mire grimce vere, vendosa ta kaloj ne vendlindje bashke me familjen time. Pas shume vitesh ne Itali, ne fakt, ndjej nje fare trishtimi kur le vendin qe me ka mireprit, mirepo eshte nje trishtim qe zgjat vetem pak ore sepse ndryshimi i plote i ambienti dhe i aktivitetit ne Shqiperi nuk me le me kohe te mendoj per Italine apo Torinon. Para se te zbrisnim ne Rinas, kur po flutoronim mbi Tirane, shikuam me kureshtje e lendim nje re pluhuri mbi qytet, nga lart qyteti dukej i mbeshtjelle nga nje pelhure e dendur merimange. Befas me lindi shpresa qe ndonje shi veror do ta zhdukte, kaluan 3 jave dhe asnje pike shi nuk ra ne Tirane. Vitet e fundit me ben gjithmone e me shume pershtypje pozitive aeroporti, organizimi i tij, siguria qe percepton, infrastruktura apo interneti wi-fi, kushte qe ne Caselle nuk jane ne ato nivele. Me duket aeroporti “Nene Tereza” si nje enderr e asaj çfare ne shqiptaret duam te behemi, moderne. Nga ana tjeter neqoftese eshte e lehte te ndertosh nje aeroport, duket qe eshte pak me e veshtire te ndertosh nje parking te rregullt perreth sepse shpesh kam vene re pak konfusion aty. Per ti shpetuar smogut dhe per te shijuar freskine e detit morem rrugen per ne Borsh. Me pelqyen rruget drejt jugut kur u nisem ne mengjez heret, lindja e diellit na e beri me te lehte peshen e te nxehtit dhe trafiku nuk ishte zhurmues, mirepo sa me shume “zbrisnim” drejt jugut aq me shume rritej temperatura, rritej trafiku dhe aty nga Vlora e riprovova se çfare do te thote te mbetesh ne trafik ne Shqiperi. Eshte e vertete qe rruget po ndertohen, por rregullat rrugore nuk respektohen shume, shpejtesia apo precedencat varen shpesh nga opinioni i shoferit. Natyrshem, nje udhetim i tille nuk eshte aspak monoton. Per fat te keq vura re gjithashtu qe pelhura e merimanges nuk ishte nje eslkuzivitet i Tiranes, ne Fier apo ne Vlore gjithashtu shpresonin te shiu veror. Me ne fund kaluam parkun kombetar te “Llogarase” dhe reja e pluhurit u zhduk, deti kristal vertitej ne horizont dhe un e harrova deshiren per shiun veror, deshirova me te gjitha forcat e mia dite te bukura per te shijuar deri ne piken e fundit detin Jon. Kur kaluam ne Himare vura re qe qyteti ku kam kaluar pjesen me te madhe te pushimeve te dekades se fundit po zbukorohej gjithmone e me shume. Jam dashuruar me Himaren qe diten e pare kur e kam pare. Pozicioni i saj ideal ndermjet Dhermi-se Livadh-it, Jale-s, Llaman-it e Qeparo-se, apo ndarja ndermjet qytetit buze detit dhe qytezes ne koder ku kalaja mbizoteron mbreterisht mbi gjithe plazhin e ben kete qytet nje pike strategjike turistike. Nga ana tjeter kam vene re ne pushimet e meparshme qe qetesia ishte nje tipar themelor ne Himare. Per fat te keq nje tragjedi shkaktoi humbjen e qetesise kete vit. Nje djalosh 20-vjeçar nga Vlora me makine i shkaktoi vdekjen nje zoterie nga Himara qe udhetonte ne motor. Me sa duket ketij incidenti i ka paraprire nje diskutim i ashper mbi perdorimin e gjuhes greke nga ana e qytetarit te Himares. Çdo incident sado i vogel qe te jete te len nje pershtypje te keqe, nje vdekje te rrenqeth. Te rrenqeth kur mendon per te ndjerin te cilit i nderpritet jeta, ndoshta pasuria jone e vetme, ne mes. Inati behet me i madh kur mendon per famlijen e te ndjerit qe nuk do kete me mundesi te vazhdoje lidhjen fizike me te dashurin e saj. Dhe gjithe kjo per nje fjale goje??? Nje Tmerr!!! Nuk eshte vetem ligji, por eshte gjithe shoqeria qe ngrihet ne kembe e uleret kunder ketij krimi. Mirepo, me erdh shume keq kur vura re qe nje tragjedi e tille njerezore, familjare u perdor politikisht, nga disa qe vetequhen politikane per perfitime imediate dhe personale. Mirepo, ata nuk e kuptuan dhe nuk e kuptojne qe menyra me e mire per te mos respektuar nje tragjedi eshte kur ajo strumentalizohet per nje qellim tjeter. Nje tragjedie njerezore ju shtua keshtu nje drame kombetare.

Nga ana tjeter keto pushime me lejuan te shikoj gjithashtu investimet, jo vetem shteterore por edhe private, ne fushen e infrastruktures dhe hotelerise. Ishte domethenese te shikosh se pas qindra kilometrash rruge te asfaltuar kishte ngelur nje cope prej 3-4 km pa u shtruar por ajo ishte buze detit. Kaltersia e tij sikur humbiste pak nga fuqia e vet kur shikoje qe pertej bregut rruga linte shume per te deshiruar. Po aq impresionuese ishte dhe aftesia e vendalive qe kishin ndertuar pothuajse nje rrjet ujor paralel me ate publikun duke siguaruar ne kete menyre ujin. Ndershmerisht, keto veshtiresi sikur ma zbehen entuziazmin per pushimet. Ama kur erdhen ne Borsh dy miq te mi italiane qe kishin kaluar pushimet ne Sarande, dhe megjithese kishin ngelur shume te kenaqur nga sherbimi ne hotel apo restorant, ata u mahniten nga natyra e Borshit dhe me siguruan qe vitin e ardhshem do riktheheshin, jo ne Sarande por ne Borsh. Ne ate çast nje ndjenje krenarie me pershkroi te terin, jo se un kisha ndonje merite nga bukuria e Borshit por nga fakti qe me pak sakrifica mund te kalosh pushime te bukura, te qeta e ne gjirin e natures ne vendin tone. Ndersa veshtiresite, ashtu siç kemi bere deri tani, do ti tejkalojme!!!

PS: Kur u kthyem per ne Tirane trafiku ishte akoma me i dendur, me i paperballueshem se sa ne vajtje, por vazhdoj te jem optimist per pushimet e mia te ardhshme ne Shqiperi. Mjafton te mos udhetosh te dielen pasdreke!!!

Nessun commento:

Posta un commento

Cerca nel blog