Moment i arte per Shqiperine dhe shqiptaret ne Torino: Nene Terezes i
titullohet nje park i qytetit, konferenca-dialog "Nene Tereza, thesar i
Shqiperise, thesar i Njerezimit" mbledh dashamires italian dhe shqiptar ne
ambientet prestigjoze te Palazzo Madama, ku ne kete periudhe po shfaqet edhe
ekspozita "Thesaret e pasurise kulturore shqiptare".
Gruas me te famshme te shekullit te XX i dedikohet nje park publik ne
qendren me plurietnike te qytetit te Torinos. Vendimi u mor ne 19 mars nga
komisioni i toponamastikes se qytetit si rezultat i kerkeses se tre shoqatave,
"Nene Tereza", "Art@mia", "Infiniti Mondi Onlus",
drejtuar bashkise qe emri i shenjtores shqiptare te valevitet ne nje nga
rruget, parqet apo sheshet e qytetit.
Te njejtat shoqata, ne bashkepunim te ngushte me Konsullaten shqiptare
te nderit ne Torino, organizuan konferencen-dialog "Nene Tereza, thesar i
Shqiperise, thesar Njerezimit" ne ambientet e Palazzo Madama, ku ne kete
periudhe eshte çelur ekspozita "Thesaret e pasurise kulturore shqiptare”. Dialogu
pati nje vlere te veçante si per pjesemaresit ashtu dhe per publikun.
Dom Lush Gjergji, biografi i te
Lumes Nene Tereza, pasqyroi ambjentin e lindjes dhe rritjes se saj dhe
parashtroi, pertej bamiresise, disa aspekte me pak te njohura si aftesine e
shenjtes shqiptare per te kerkuar gjithmone driten, spiritualitetin e saj sa esencial
aq dhe te thelle si dhe ndjenjat e saja me intime per Zotin dhe Njeriun,
sebashku me gershetimin e tyre ne menyre te pazgjidhshme ne duart punetore te
Nene Terezes. Ndersa politikani i ri Stefano Lo Russo, anetar i keshillit
bashkiak te qytetit, ndaloi ne pershkrimin e Torinos, ne karakteristikat e tij
si historike ashtu dhe sociale: nje qytet qe ka qene ne zemren e zhvillimit
industrial te Italise por dhe ka rritur ne gjirin e tij shenjtor social si Dom
G. Bosko apo Dom G. Kotolengo, te njohur jo vetem nga Kisha por dhe nga mbare
Bota si persona qe kane shpenzuar te gjitha energjite e tyre ne ndihme te me te
varferve, ashtu suç beri Nene Tereza nje shekull me vone. Gjithashtu Lo Russo
vuri theksin te gjithe bashkesia shqiptare me banim ne Torino, e gjere per nga
numri, dinamike per nga aktivitetet dhe ne zhvillim per nga integrimi me
qytetin.
Eshte efektivisht per t’u shenuar
qe gjithe bashkesia shqiptare, nepermjet individeve dhe shoqatave te ndryshme
qe veprojne ne Torino, ka mirepritur e perkrahur kerkesen per t’i kushtuar Nene
Terezes nje pjesez te qytetit, duke krijuar enkas grupin “Torino per Madre
Teresa”. Konferenca e lartpermendur pati mundesine e mire t’i bente jehone
kesaj kerkese nepermjet publikut te shumte ne salle, nepermjet pasqyrimit te
konferences gjate emisioneve informative televizive lokale ne Rai 3 e Rete 7,
si dhe nepermjet dokumentarit qe se shpejti do shfaqet ne rrjetin televiziv
Telepace.
Shume miq te prekur nga mesazhi i
Nene Terezes dhe me deshiren te ndanin ndjeshmerine e tyre me shqiptaret me
banim ne Torino, kishin ardhur edhe nga qytetet e Bergamo, Lecco e Trento. Pershendeten
takimin z. Braccialarghe, pergjegjes per kulturen ne bashkine e Torinos,
konsulli shqiptar i nderit ne Torino Artan Doda, Dom Olivero si pergjegjes i
baritores se te huajve per arqipeshkvine e Torinos dhe Dom Ferraro si
pergjegjes baritor i konferences ipeshkvnore italiane per shqiptaret me banim ne
Itali. Takimi perfundoi me nje interval muzikor, te interpretuar nga
violinistja e talentuar shqiptare Diana Subashi si dhe harpistja e njohur
italiane Stefania Saglietti, qe sollen
ne salle emocionet e muzikes se Pjeter Gacit, apo Bach, Debussy e Faurè.
Shpresa e bashkesise shqiptare ne
Torino eshte qe brenda vitit, te gjithe qytetaret e Torinos te kene mundesine
te pushojne ne parkun “Nene Tereza”.
Andrea Skanjeti & Gerarta Zheji Ballo