venerdì 22 marzo 2013

Nene Tereza ne Torino


Moment i arte per Shqiperine dhe shqiptaret ne Torino: Nene Terezes i titullohet nje park i qytetit, konferenca-dialog "Nene Tereza, thesar i Shqiperise, thesar i Njerezimit" mbledh dashamires italian dhe shqiptar ne ambientet prestigjoze te Palazzo Madama, ku ne kete periudhe po shfaqet edhe ekspozita "Thesaret e pasurise kulturore shqiptare".

Gruas me te famshme te shekullit te XX i dedikohet nje park publik ne qendren me plurietnike te qytetit te Torinos. Vendimi u mor ne 19 mars nga komisioni i toponamastikes se qytetit si rezultat i kerkeses se tre shoqatave, "Nene Tereza", "Art@mia", "Infiniti Mondi Onlus", drejtuar bashkise qe emri i shenjtores shqiptare te valevitet ne nje nga rruget, parqet apo sheshet e qytetit.
Te njejtat shoqata, ne bashkepunim te ngushte me Konsullaten shqiptare te nderit ne Torino, organizuan konferencen-dialog "Nene Tereza, thesar i Shqiperise, thesar Njerezimit" ne ambientet e Palazzo Madama, ku ne kete periudhe eshte çelur ekspozita "Thesaret e pasurise kulturore shqiptare”. Dialogu pati nje vlere te veçante si per pjesemaresit ashtu dhe per publikun.
Dom Lush Gjergji, biografi i te Lumes Nene Tereza, pasqyroi ambjentin e lindjes dhe rritjes se saj dhe parashtroi, pertej bamiresise, disa aspekte me pak te njohura si aftesine e shenjtes shqiptare per te kerkuar gjithmone driten, spiritualitetin e saj sa esencial aq dhe te thelle si dhe ndjenjat e saja me intime per Zotin dhe Njeriun, sebashku me gershetimin e tyre ne menyre te pazgjidhshme ne duart punetore te Nene Terezes. Ndersa politikani i ri Stefano Lo Russo, anetar i keshillit bashkiak te qytetit, ndaloi ne pershkrimin e Torinos, ne karakteristikat e tij si historike ashtu dhe sociale: nje qytet qe ka qene ne zemren e zhvillimit industrial te Italise por dhe ka rritur ne gjirin e tij shenjtor social si Dom G. Bosko apo Dom G. Kotolengo, te njohur jo vetem nga Kisha por dhe nga mbare Bota si persona qe kane shpenzuar te gjitha energjite e tyre ne ndihme te me te varferve, ashtu suç beri Nene Tereza nje shekull me vone. Gjithashtu Lo Russo vuri theksin te gjithe bashkesia shqiptare me banim ne Torino, e gjere per nga numri, dinamike per nga aktivitetet dhe ne zhvillim per nga integrimi me qytetin.
Eshte efektivisht per t’u shenuar qe gjithe bashkesia shqiptare, nepermjet individeve dhe shoqatave te ndryshme qe veprojne ne Torino, ka mirepritur e perkrahur kerkesen per t’i kushtuar Nene Terezes nje pjesez te qytetit, duke krijuar enkas grupin “Torino per Madre Teresa”. Konferenca e lartpermendur pati mundesine e mire t’i bente jehone kesaj kerkese nepermjet publikut te shumte ne salle, nepermjet pasqyrimit te konferences gjate emisioneve informative televizive lokale ne Rai 3 e Rete 7, si dhe nepermjet dokumentarit qe se shpejti do shfaqet ne rrjetin televiziv Telepace.
Shume miq te prekur nga mesazhi i Nene Terezes dhe me deshiren te ndanin ndjeshmerine e tyre me shqiptaret me banim ne Torino, kishin ardhur edhe nga qytetet e Bergamo, Lecco e Trento. Pershendeten takimin z. Braccialarghe, pergjegjes per kulturen ne bashkine e Torinos, konsulli shqiptar i nderit ne Torino Artan Doda, Dom Olivero si pergjegjes i baritores se te huajve per arqipeshkvine e Torinos dhe Dom Ferraro si pergjegjes baritor i konferences ipeshkvnore italiane per shqiptaret me banim ne Itali. Takimi perfundoi me nje interval muzikor, te interpretuar nga violinistja e talentuar shqiptare Diana Subashi si dhe harpistja e njohur italiane Stefania Saglietti,  qe sollen ne salle emocionet e muzikes se Pjeter Gacit, apo Bach, Debussy e Faurè.
Shpresa e bashkesise shqiptare ne Torino eshte qe brenda vitit, te gjithe qytetaret e Torinos te kene mundesine te pushojne ne parkun “Nene Tereza”.

Andrea Skanjeti & Gerarta Zheji Ballo





Nessun commento:

Posta un commento

Cerca nel blog